Nadir Murra me presidentin - (22 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Presidenti i republikës Rexhep Mejdani, ka pritur sot magjistarin vlonjat Nadir Murra. Kreu i shtetit ka gjetur kohë që për një orë të diskutoj problemet e hipnozës dhe të shuaj kureshtjen për numrat e rrallë që magjistari realizoj përpara disa ditësh në Pallatin e Kongreseve. Vetë zyra e shtypit të presidentit të republikës në një komunikim njoftoi sot se gjatë bisedës miqësore iluzionisti Murra e njohu presidentin Mejdani me aspektet e veçanta të jetës së tij artistike.

Presidenti Mejdani vlerësoi talent e artistit shqiptar në skena të ndryshme të botës. Si edhe dëshirën e tij për të përfaqësuar shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare të këtij zhanëri. Gjithashtu ky takim mund të rregjistrohet si i pari mes një presidenti shteti dhe një iluzionisti që ngrin njerëz dhe lë fëmijët me gojë hapur./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended