Ismail Kadare në Gjirokastër - (23 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shkrimtari Ismail Kadare, pas Gjirokastrës ka vizituar Lazaratin, vend I përfolur i rebelimeve dhe ngjarjeve kohët e fundit. Banorët e lazaratit kanë pritur shkrimtarin mjaft përzemërsisht. Kadare ka pushuar pak orë në fshatin Lazarat fqinj me vendlindjen e tij, ku ka marrë dhe një pjesë të halleve dhe problemeve të tyre. Kjo vizitë vjen menjëherë nga vendlindja e tij ku ka marrë edhe titullin ?Nderi i Gjirokastrës?. Ky vlerësim i qytetit të lindjes së Kadaresë është shoqëruar dhe me dy dhurata simbolike, portreti i shkrimtarit dhe një punim i gdhendur në dru me të cilin paraqitej qyteti i gurtë në krahët e një shqiponje.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme në qendrën kulturore aktivitetet kanë vazhduar, ku është bërë promovimi i dy botimeve të ribotuara të Kadaresë, ?Kronikë në Gurë? dhe ?Breznitë e Hankonatëve?. Kadare nuk ka qenë thjesht pjestar titujsh e promovimesh, por në një takim të veçantë ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve. Sot në mesditë Kadare dhe zonja e tij janë përcjell nga mjaft dashamirës.

I kënaqur nga pritja Kadare është shprehur se nuk gjeta qytetin që më kishin përshkruar të tjerët si një lugat por një Gjirokastër qytetare dhe njerzit e saj të veçantë. Më tej Kadare ka fluturuar drejt kryeqytetit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended