Abasadori Gert Ahrens intervistë - (27 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Siç dihet problemi i KQZ është bërë edhe një nga pengesat kryesore për ecjen e procesit zgjedhor. A keni menduar zoti Ahrens ndonjë zgjidhje konkrete për këtë problem?

Gert Ahrens, ambasadori i OSBE:- ?Unë mendos se ka dy parime që duhet të respektohen dhe të zgjidhen në lidhje me këtë pyetje. Parimi i parë është se ne duhet të qëndrojmë brenda kuadrit të Kushtetutës, dmth Kushtetuta nuk duhet të shkelet. Parimi i dytë është se KQZ merr rolin e rëndësishëm që ka. Duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët që do të konkurojnë në zgjedhjet lokale?.

Gazetarja:- A mendon zoti Robert Froëik ka ardhur nga SHBA në prag të procesit zgjedhor. Çfarë keni biseduar konkretisht me të?

Gert Ahrens, ambasadori i OSBE:- ?Ne ramë dakort për të dy parimet që unë sapo i përmenda. Gjithashtu ramë dakort që duhet bërë e mundur që shqipëria të organizoj zgjedhje të drejta dhe të lira këtë vjeshtë. Ne do të bëjmë çfarë është e mundur të ndihmojmë në këët drejtim?.

Gazetarja:- Ndërkohë ju keni biseduar vazhdimisht me zotin Berisha çfarë garancish keni marrë prej tij dhe PD, për mos bojkot të zgjedhjeve deri në momentin e fundit?

Gert Ahrens, ambasadori i OSBE:- ?Përpara se ne të organizonim takimin e të gjithë palëve më 11 Janar, opozita kishte një takim më 7 Janar. Faza e fillimit të konkluzioneve të këtij takimi ishte se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale?.

Gazetarja:- Ndërkohë a keni marrë garanci edhe nga pala tjetër nga mazhoranca për respektim të rregullave të lojës?

Gert Ahrens, ambasadori i OSBE:- ?Sigurisht partitë e mazhorancës kanë rënë dakort për të marë pjesë në këto takime të lira në mënyrë që të gjitha aspektet e zgjedhjeve të diskutohen me opozitën këtu në zyrat e OSBE-së. Së dyti ata janë duke punuar me diskutimin për problemin e KQZ".

Gazetarja:- Partia Demokratike dhe zoti Berisha ditët e fundit kanë lëshuar thirrjen për zgjedhje të parakohëshme në vend. Si e shihni ju këtë thirrje ndërkohë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale?

Gert Ahrens, ambasadori i OSBE:- ?Ne jemi të bindur se Kushtetuta duhet të respektohet dmth se ne do të kemi së pari zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti si dhe vitin tjetër do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme të cilat nuk janë shumë larg./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego