Ziso Lluci intervistë - (28 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Parlamenti shqiptar ka diskutuar sot pasdite çështjen e deputetit minoritar Ziso Lluci i akuzuar për pjesmarrje në kongresin e Millosheviçit. Lluci ka deklaruar në parlament se s?kishte ftesë për në këtë kongres dhe në Beograd ndodhej për arsye personale. Listën e të ftuarve të kongresit të socialistëve serb të botuar në shtypin shqiptar Lluci e ka konsideruar të manipuluar. Është vendosur që nesër paradite komisioni i jashtëm parlamentar të hartoj një deklaratë për këtë çështje.

Sipas kreut të këtij komisioni Sabri Godo rasti i Llucit mund të konsiderohet i mbyllur për mungesë të dhënash. Vetë Ziso Lluci për Klan ka deklaruar.

Ziso Lluci:- ?Është e vërtetë që ato ditë unë jam ndodhur sëbashku me Millan Vason, sekretarin e partisë tonë në Shkodër malazes në Mal të Zi dhe në Serbi. Fakti që vizita ime dhe e Millan Vasos përkoi me Kongresin e 4 të Partise Socialiste të serbisë, implikoj edhe mendjen edhe politikën shqiptare. Kuriozitetim për të njohur një vend fqinj më shtyu që sëbashku me Millan Vason të udhëtonim nga Mali i Zi drejt Serbisë. Aty takuam shumë serb, shumë personalitete edhe kosovarë. Në të gjitha takimet qëndrimi im individual i panjohur nga PBDNJ dhe as nga koalicioni ishte një qëndrim në mbështetje të politikës shqiptare dhe sidomos në mbështetje të paqes në rajon?.

Gazetari:- Ju jeni deputet i parlamentit shqiptar duhet të merni më parë konfirmimin nga grupi parlamentar i juaji apo nga byroja e parlamentit që të bënit një vizitë dhe kontakte politike me përfaqësues të një shteti, ku janë hartuar disa rezoluta kundër politikës së Millosheviçit.

Ziso Lluci:- ?Nuk e pashë të arsyeshme dhe nuk e shoh të arsyeshme që të marrë lejen as të parlamentit shqiptar dhe as të partisë time sepse kjo ka qenë thjesht një vizitë individuale. Nëse do të përfaqësoja politikën shqiptare atëhere duhet të merrja leje. As zoti Vaso as unë nuk kemi marrë pjesë në kongres. Nuk mund të paragjykoj se nga vjen ky manipulim, por nuk mund të pranoj asnjëher që të hidhet hije dyshimi mbi personalitetin tim dhe mbi personalitetin e partisë time?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame