RTV Ora - At Zef Pllumi, frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

  • 5 years ago
#rtvora

28 gushti i sivjetëm është përvjetori i 95-të i lindjes së françeskanit të madh, shkrimtarit të pazakontë dhe prijësit shpirtëror që aq shumë iu desh shqiptarëve At Zef Pllumit. Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit.

At Zef Pllumi mori nga plejada e shquar e patriotëve klerikë që në vitin 1945 u ndeshën me diktaturën e egër orientale, antikatolike e antikombëtare, amanetin për të qëndruar, për të jetuar e për të dëshmuar epopenë e qëndresës dhe të ringjalljes. Nxënësi i Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Gjon Shllakut e Martin Gjokës e mori këtë detyrë, shumë herët, së bashku me shugurimin e tij meshtar, në atë kohë të zezë, kur shumëkush largohej nga Kisha për të mos u shndërruar shënjestër e diktaturës.

Duke marrë në sy çmimin e gjakut e të martirizimit, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t?i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës. Por puna dhe aktiviteti i At Zef Pllumit në liri, pas ?90, ishte frymëzues dhe i pashoq.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zef-pllumi-frymezimi-te-triumfuar-ndaj-te-keqes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended