RTV Ora – Bashkitë borxhe të konsiderueshme ndaj shoqërive

  • 5 years ago
#rtvora
Bashkitë vijojnë që të kenë borxhe të konsiderueshme ndaj shoqërive kryesisht kundrejt ujësjellsave dhe OSHEE.

Raporti i Ministrisë së Financave tregon se në total stoku i detyrimeve shkon në 6.8 miliard lekë. Edhe pse ka pësuar një ulje me 2.4 mld krahasuar me 2017, borxhet e bashkive mbeten të larta. Tendenca tregon se gjatë 3 viteve bashkitë e mëdha i kanë ulur ndjeshëm detyrimet ndërsa bashkitë e vogla i kanë rritur ndjeshëm ato duke vazhduar të mos paguajnë për shërbimet që marrin.

Tirana i ka ulur detyrimet ndjeshëm gjatë tre viteve të fundit po ashtu edhe bashkia Elbasan, Fier, Durrës e Berat.

Ndërkohë që disa bashki të vogla thuajse i kanë dyfishuar detyrimet përmendim këtu bashkinë Mirditë, Kamëz, Bulqizë, e Dibër. Por përtej detyrimeve të larta njësitë vendore janë kushtëzuar të mos realizojnë asnjë tender gjatë muajit qershor. Në Agjencinë e Prokurimeve Publike vihet re një shtim i tenderëve gjatë ditëve të fundit.

Agron Haxhimali: "Kanë në planet e tyre të veprimit, në strategjitë e vjetore në shtator kanë planifikuar të kenë një shkollë të re, një kopsht të ri, një rrugë të re, pse duhet të presin ata për të mos prokuruar apo mos siguruar shërbimin."

Kundër pezullimit të tenderëve shprehet edhe kreu i Bashiksë Lezhës, Fran Frroku por ai argumenton se se ky vendim nuk e pengon institucionin që ai drejton për të realizuar investimet e parashikuara, pasi shumica prej tyre janë prokuruar.

Fran Frroku: "Për mua personalisht, për insituticionin që unë përfaqësoj nuk përbën pengesë sepse ne deri në atë kohë i kemi mbyllur ato që kishim ndërmend të tenderonim."

Nga data 1 deri në 30 qershor të gjitha bashkitë nuk do të mund që të realizojnë asnjë prokurim me vlerë të madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bashkite-borxhe-te-konsiderueshme-ndaj-shoqerive
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended