Ora News - Sulm politik ndaj RTV ora dhe Ora News, Brahim Shima:Presion për te mbyllur fjalën e lirë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Drejtori i informacionit të RTV Ora dhe Ora News Brahim Shiha e quan vendim politik dhe presion per te mbyllur dy televizionet ne nje kohe kur zoti Ndroqi eshte në gjyq me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Me të njëjtat akuza që zoti Veliaj ngre ndaj zotit Ndroqi edhe SPAK merr një nismë te tille.

Brahim Shima: Pak minuta më parë presidenti i Yldon Media grup ka dalë nga ambientet e policisë së Tiranës me një akuzë absurde për një automjet të marrë me kredi. Për mendimin tonë, gjithçka është një nismë politike dhe presion i hapur ndaj televizionit Ora dhe Ora News. Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Ora mbetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është e vërtetë në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë se gjithë kjo nismë ëhstë në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë t ëtillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale që ky nuk është presin politik ndaj televizionit Ora.

Gazetarët e Orës nuk do të dorëzohen para presioneve të tilla pa u ndalur për zbardhjen e së vërtetës ashtu sikurse ndodh. Gjithçka do të jetë edhe më e fortë se më parë. Këtë herë, përpos lajmit do të japim të plotë edhe mendimin tonë, në lidhje me atë që bëjnë institucionet shtetërore. Gjithmonë është kërkuar që të thuhet e vërteta. Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës. Avokatët do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd. Ditën e sotme do të mblidhet edhe bordi për të dalë në një qëndrim. Ndërsa nga unë si drejtues i informacionit keni vetëm një fjalë: Të jemi me të vërtetën dhe asnjëherë të mos ndalojmë!


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/drejtori-i-informacionit-brahim-shima-presion-per-te-mbyllur-rtv-or-e-ora-news/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended