Meta: Ndaj meje sulm politik mafioz, mediatik dhe financiar

  • 9 years ago
TIRANE - Kreu i Kuevndit Ilir Meta mbajti një fjalim të gjatë para deputetëve ku tha të vërtetat e tij përballë skandalit të CEZ që ka shpërthyer e ku opozita i kërkon të dorëhiqet. Ai foli për një operacion mafioz, politik, mediatik dhe financiar që po përdoret me gënjeshtra e mashtrime kundër tij.

Meta thotë se nuk është ai ish-kryeministri që ka përfituar para përmes kompanisë DIA që do të mblidhte borxhet ndaj CEZ. Kryeparlamentari tha se ka ?qenë një ish kryeministër i cili ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR me emrin e tij, dhe se organet po hetojnë për të kuptuar nëse është në mënyrë të paligjshme ose jo?.

Përballë akuzat të opozitës se ka ndikuar në përzgjedhjen e kompanisë DIA mes 9 të tjerave që u caktuan për mbledhjen e borxheve, Meta tha se administratori Kastriot Ismailaj është propozuar nga ambasadori ynë në Pragë në vitin 2010. Sipas dëshmisë së ish-drejtorit të CEZ Hejsek, - përmendi Meta, - Ismailaj ishte ?njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit Sali Berisha".

"Ambasadori ka qenë i emëruar prej tij, ka qenë edhe deputet i djathtë zotëria, të mos e marrim nëpër gojë. Juve ju pëlqen ajo pjesë që doni ju. Mos falsifikoni mos manipuloni, mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz, politik, mediatik, dhe financiar. Se paguhet të gënjehet dhe të mashtrohet?, u shpreh Meta.

Meta akuzoi opozitën se po përdor Tom Doshin dhe Dritan Priftin për të shpifur kundër tij. ?Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, theksoi Meta, - pa pasur prova mos më kërkoni dorëheqjen.

"Keni ndonjë kritike për punën time si kryetar i parlamentit? Pse sa herë të gjeni ju ndonjë mafioz, mashtrues që të kërkojë dorëheqjen do jap dorëheqjen une??, tha kryetari i Kuvendit.

Në këtë kontekst ai solli në vëmendje vitin 2011 kur tha dorëheqjen si ministër i Jashtëm pas publikimit të videos Meta-Prifti, por tha se ?demokratët nuk duhet të mësohen keq nga ky fakt?, kur vetë lideri i opozitës Basha i ka bërë ?bisht? hetimit të tij për rrugën e Kombit.

?Po kush ma kërkon mua Lulzim Basha, ai i ka ikur gjykatës, i ka ikur procesit duke sajuar vizita jashtë shtetit dhe duke e mbyllur cështjen, ndërsa unë i kam shkuar hetimit deri në fund. Nuk e marr si personale, ndoshta është dhe faji im që nuk kam folur më përpara më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit?, tha kryeparlamentari.

Meta përsëriti edhe njëherë qëndrimin se është për një hetim ndërkombëtar të kësaj çështje.

"Unë jam për hetim amerikan, se kam dëgjuar këta mafiozët që thonë shkrimi është bërë me porosi të ambasadës amerikanë. Kështu që unë nuk kam frikë të përballem as me amerikanët, as me evropianët. Unë jam i bindur tek e vërteta", - përfundoi Meta.

Recommended