Trump: Gjueti shtrigash ndaj meje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Donald Trump reagoi pas publikimit të raportit voluminoz për ndërhyrjen ruse, duke thënë se ai nuk e vërteton përfshirjen e tij.Përmes disa postimeve në Twitter, ai denoncon atë që e quan histori 2 vjeçare te gjuetisë së shtrigave.?Raporti i Muellerit është ndoshta gjëja më e poshtëruese që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e këtij vendi në Shtëpinë e Bardhë. Ata e dinë që gënjejnë. Shumë gazetarë gënjyen për Rusinë dhe shumë më tepër?Trump nënvizon se ?nëse dhjetëra prokurorë federal për 2 vite me radhë përpiqen të gjejnë prova për një krim, dhe nuk i gjejnë ato, atëherë kjo do të thotë se nuk ka asnjë provë.Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu gjatë takimit me veteranët ushtarakë, se ky lloj mashtrimi nuk duhet t?i ndodhë kurrë asnjë presidenti tjetër.?Sot për mua është një ditë e mirë. E themi kështu: Nuk ka bashkëpunim, nuk ka pengim. Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë. Dhe po e them: ne do t?u shkojmë deri në fund këtyre gjërave. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Dhe po e them para miqve të mi, kjo tallje nuk duhet t?i ndodhë më kurrë një presidenti. Ju faleminderit! ?Raporti prej 448 faqesh tregon se hetuesit arritën në përfundimin se askush në fushatën Trump, nuk përfshiu me dashje rusët gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. Por kjo nuk e përjashton presidentin amerikan nga fajësia lidhur me akuzat se veprimet e tij penguan drejtësinë.Nga ana tjetër, ligjvënësit kanë reaguar pas publikimit të raportit. Sipas demokratëve, lidhjet e Trump dëmtuan kundërshtaren e tij në zgjedhjet presidenciale të 2016 përmes hakerave dhe publikimit të mijëra emaileve private të saj gjatë fushatës. E më pas, sipas tyre, Trump pengoi hetimet për Rusinë.

Recommended