Ora News - Gjobë për të ndaluar fjalën e lirë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në mënyrë të paprecedentë emisionet me debat në TV Ora janë gjobitur prej Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Pikërisht në momentet kur qeveria vendosi të lëshojë fretë, duke mos ushtruar asnjë kontroll në rrugë, kur bizneset thuajse të gjitha kanë nisur aktivitetin normalisht, qeveria vendos të sulmojë mediat të cilat nuk publikojnë vetëm lajme të gatshme.

Në rrugë shikon një numër aq të lartë makinash sa nuk e kupton nëse je në gjendje emergjence apo në situatë normale

Madje prej më shumë se dy javë nuk ka më asnjë kontroll

Pikërisht në këtë moment ISHSH zgjedh të vendosë në mënyrë arbitrare, me një vëzhgim nga jashtë dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.

Pa asnjë vëzhgim në studio, ku gjatë gjithë kohës është respektuar distanca me mbi 2.5 m nga çdo I ftuar dhe moderator. Por ajo çka i intereson Inspektoratit është të ndëshkojë, e të mbyllë me dryn fjalën e lirë.

Rrezikun e shikon vetëm nga studiot, dhe në asnjë biznes që në një javë solli aq shumë të infektuar se nuk ishin në 2 muaj bashkë. Madje rrezikun e përhapjes nga koronavirusi nuk e shikon as kur njerëzit qëndrojnë të grupuar me orë të tëra. Por Inspektorati trembet se virusi do të përhapet vetëm në studio, ose me mirë qeveria trembet se nuk do të dëgjojë kërkënd që e kritikon.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/gjobe-te-ndaluar-fjalen-e-lire

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended