Ora News - Basha-qytetarëve: Në 16 shkurt unë do të jem në ballë të protestës, por fjalën e keni ju

  • 5 years ago
#oranews #lulzimbasha #protestaepd
Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi ndihmën e banorëve të Valiasit, që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit. Lulzim Basha tha se janë ezauruar të gjitha mjetet politike për të rrëzuar këtë bandë, sic e quajti ai. E vetmja rruga tha Basha është bashkimi i shqiptarëve.

Lulzim Basha: Shqipëria sot nuk qeveriset, por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur. Prandaj sot kemi ardhur për tu kërkuar ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh cdo popull evropian. Kemi ardhur t'ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja nuk është më në duart e një partie politike, apo aleance opozitare. Zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Dhe unë ju ftoj që me zgjidhjen në duart tuaja, me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini dhe të marshoni në 16 shkurt në Tiranë dhe ti japim zgjidhje njëherë e përgjithmonë kësaj krize. Ta largojmë këtë bandë që vetëm qeveri nuk është dhe ti hapim rrugë demokracisë së vërtetë, ku qytetarët zgjedhin me votë të ndershme parlamentin shqiptar. Mjetet e tjera janë shteruar, le të jetë 16 shkurti dita kur vullneti popullor merr formë para kryeministrisë dhe ftoni këdo që të vijë bashkë me ju.

Nuk kemi pse ta kërkojmë të drejtën tonë, tek një njeri, i cili me këtë popull ka vetëm një sjelle. Mashtrimin, përbuzjen, gënjeshtrën. Më 16 shkurt unë do të jem në krahun tuaj dhe në ballë të protestës, por fjalën do ta keni ju, fjalën do ta ketë populli dhe njerëzit e thjesht.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-16-shkurtin-ska-me-mjete-politike-qytetaret-te-bashkohen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended