Sulm me hanxhar ndaj komunitetit hebre

  • 4 years ago
5 persona mbetën të plagosur nga një sulm me hanxharë në shtëpinë e një rabini në Monsey, një lagje periferike veriore të Nju Jorkut. Policia arrestoi një person, i cili u largua nga vendngjarja me një automjet, por u arrestua më pas në lagjen ?Harlem?.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por dyshohet se i arrestuari është një afroamerikan, i cili kreu sulmin për motive ende të paqarta. Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën pasi agresori e qëlloi 6 herë me hanxhar në trup. Në vendin ku ndodhi ngjarja, një grup rabinësh të zonës ishin mbledhur për të festuar festën e dritave, tepër popullore mes komunitetit hebre.

Por banorët e zonës, dëshmitarë të ngjarjes, shprehen të shokuar.

?Së pari, kjo është një tragjedi e tmerrshme. Solidarizohemi me komunitetin hebre. Është hera e parë në jetën time që shoh një incident të tillë?, u shpreh njëri prej tyre.

Sulmi u dënua nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, por edhe nga presidenti i Izraelit. Sulmet ndaj komunitetit hebre, këtë vit janë rritur me 22% në Nju Jork. 2019-a ka shënuar një numër rekord vrasjes masive, 41 të tilla që i kanë marrë jetën 211 personave. Ky rast ka hapur sërish debatin për ligjin e armëve.

Tv Klan

Recommended