RTV Ora - Dajana Shabani rebelohet ndaj portaleve: Bullizmin tuaj e mbaj për letër higjenike
  • 5 years ago
#rtvora
E përfolur shumë së fundmi për jetën e saj private, moderatorja e Dite e Re në RTV Ora, Dajana Shabani 'shpërtheu' sot gjatë emisionit të mëngjesit kundër portaleve.

Në qendër të vëmendjes, për këto të fundit, ka qenë një shtatzani e supozuar e moderatores.

Edhe pse nuk ka patur asnjë fakt që tregon për shtatzaninë e Dajanës, një batutë mes Zogut dhe saj, është bërë shkëndija që ka 'ndezur' polemikat.

Tashmë e lodhur nga thashethemet dhe spekulimet me titujt?dhe jo vetëm, moderatorja lëshon një apel dhe la të kuptohet që ky do jetë i vetmi, më pas do kalojë në 'marrje masash'.

Dajana Shabani: "Sot do përqendrohem tek diçka tjetër. Është tërësisht personale dhe nuk ka të bëjë as me Besin e as me Zogun, është vetëm për mua.

I them portaleve shqiptare: Faleminderit që më keni në vëmendje, sepse të tjerat çfarë nuk po bëjnë që të dalin nëpër portale, por nuk jam tipi?

Kam dëgjuar për veten time që kërcënoj dhe shtyp shqiptarët, që jetoj në Romë, kam dëgjuar për veten time sikur kam thënë që "Burri im të bëjë fëmijë me kë të dojë", e lloj lloj titujsh të ndryshëm dhe më i fundit ishte se unë jam shtatzanë.

Unë nuk jam shtatzanë!

Jam shumë serioze: Flisni gjatë gjithë kohës për bullizëm dhe për çfarë mund t'i shkaktoni një personi për këto tituj që vendosni. Unë bullizmin tuaj e mbaj për letër higjenike se nuk ka shanse të më shkaktoni probleme psikologjike, ta harrojnë!

Por, do t'ju lutesha për titujt që vendosni..

Një herë jeni përpjekur të ma shkatërroni jetën dhe familjen time, nuk jua lejoj më. Prandaj (unë nuk e kam problem) mendoni të paktën për mamanë time, e cila mbrëmë ka qenë në një stres të vërtetë. Ju faleminderit dhe mos harroni: Sa të kem Zotin lart, nuk pyes fare për asgjë në Tokë.

Faleminderit!"

Shkroi: A.H.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dajana-shabani-rebelohet-ndaj-portaleve-bullizmin-tuaj-e-mbaj-leter-higjenike
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended