Report TV - Shkrumbohet nga flakët gjatë natës një restorant dasmash në Lezhë
  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një restorant dasmash është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës. Lokali ka qenë në afërsi të tregut të qytetit, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme pasi zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.

Dyshohet se shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Recommended