Report TV - Tiranë, thyhet gjatë natës memoriali turk te Kodrat e Liqenit në Tiranë
  • 5 years ago
TIRANE-Thyhet memoriali turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në kryeqytetin shqiptar.

Shqiptarja.com sjell pamjet e memorialit që është dëmtuar gjatë natës. Sipas policisë që ka rrethuar zonën dhe mbuluar memorialin bëhet fjalë për një person që ka vepruar i vetëm.Ky është sulmi i dytë kundër memorialit, pasi në 11 gusht persona ende të paidentifikuar hodhën mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit, ndërsa në 20 gusht pati një protestë nga shoqëria civile.

Memoriali u vendos në Kodrat e Liqenit në datë 15 Korrik për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Vendosja e memorialit solli reagime dhe debate të shumta në Shqipëri kundër tij, ndërsa në orët e para të ditës së sotme u sulmua sërish.
Recommended