Report TV - Digjet gjatë natës makina e biznesmenit në Lezhë

  • 5 years ago
LEZHE-Makina e një biznesmeni është djegur gjatë natës. Burime për Report Tv pohuan se makina tip 'ML' që është shkrumbuar është në pronësi të biznesmenit me inicialet A.F.

Flakët kanë shkaktuar panik te banorët e zonës së rrugës së Shëngjinit. Makina ka qenë e parkuar në ambientet e biznesit, kur është përfshirë nga flakët dhe është djegur.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Recommended