Report TV - Lezhë, digjet gjatë natës makina e ish-efektivit Kolthi

  • 8 years ago
LEZHË-Automjeti i një ish-efekti policie është djegur gjatë natës në qytetin e Lezhës. Mësohet se bëhet fjalë për makinën e ish-policit Tonin Kolthi.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Spiten të lezhës, ku mjeti tip benz me targa AA250 IP ka qenë i parkuar tek porta e banesës së ish-efektivit Kolthi.

Nga hetimet e para dyshohet se mjeti është djegur me benzinë, pasi poshtë gomës së përparme është gjetur dhe një shishe e cila ka patur benzinë brenda.

Vetë ish polici Tonin Kolthi ka rrëfyer se ka parë tre persona të cilët janë larguar me shpejtësi në këmbë, ndërsa vetem 50 metra më tutje i priste një automjet i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të Milotit.

Kolthi thotë se nuk ka konflikte me ndonjë përson dhe i bën thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen.

Ish polici Tonin Kolthi është një emër i njohur, pasi një muaj më parë është arrestuar nga policia për protestën e zhvilluar kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek Kodrat e Liqenit Artificial. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por pa mundur ende që të bie në gjurmët e autorëve.

Recommended