Report TV - Gjirokastër, digjet një makinë gjatë natës

  • 5 years ago
GJIROKASTËR-Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Report Tv raporton se bëhet fjalë për automjetin e Donjeta Xhelilit.

Automjeti tip "Citroen" me targa AA65ORV ishte i parkuar përpara një banese në lagjen Meçite, kur ka marrë flakë.

Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që grupi hetimor po hulumton për të zbuluar autorin e mundshëm të zjarrvënies.

Recommended