Report TV - Shëngjin, shkrumbohet gjatë natës lokali në zonën e plazhit, të paqarta rrethanat

  • 6 years ago
Një lokal veror që ishte në përdorim të një oficeri të policisë është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtunë në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin duke u shkrumbuar plotësisht.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 4:00 të ditës së sotme, ndërsa zjarrfikësit e kanë patur të pamundur për të penguar djegien e plotë, pasi gjithçka ka ndodhur vetëm në pak minuta.

Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje, por pa saktësuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ose jo. Objekti rezulton në pronësi të shtetasit Gëzim Çuni, por sipas burimeve konfidenciale ky lokal veror është përdorur vazhdimisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore në Lezhë, me iniciale S.C. që po sipas këtyre informacioneve është mik i ngushtë i pronarit që e ka me letra këtë objekt.

Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe mënyra e ndërtimit të këtij objekti në breg të detit është dyshimi kryesor ku janë përqëndruar hetimet, por pa shmangur edhe zjarrvënien përshkak të detyrës së Oficerit te Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendgjarje ka qënë e kujdesshme në deklaratën e saj, duke dhënë informacion vetëm për djegien dhe asnjë detaj më shumë apo dyshimeve mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Recommended