Meta, thirrje politikes: Merrni pergjegjesite per krizen
  • 5 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta pa specifikuar se kujt prej palëve politike i drejtohet me mesazhin e tij, akuzon se për interesa okulte vendi po rrezikon të shkojë në një konfrontim civil të ngjashëm me atë të vitit 97.

"Të gjithë t?i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990".

Kryeministri tha në fundjavë se presidenti nuk është kontaktuar asnjëherë në cilesinë e një negociatori për një  tryezë dialogu mes krerët e opozitës. Por i pyetur për këtë deklaratë, Meta thotë se zgjidhjen palët e kanë vetë në dorë ndërsa ju kujton pasojat që i presin nëse 30 Qershori kthehet në një ditë konfrontimesh mes mbështetëseve të tyre.

?Askush nuk mund t?i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër te Presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit?.

Në ditën e dy vjetorit të arritjes së një marrëveshje mes tyre Rama dhe Basha duken ende shumë larg një akordi te ri. Kryeministri ka deklaruar se është gati të dialogojë me Lulzim Bashën, por pa patur kushte prej tij ndërsa nga ana tjetër kreu i demokratëve, thotë se do të pranonte vetëm një tryezë të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, por me kushtin e panegocueshëm të largimin të Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Recommended