RTV Ora – Apeli i ish-Presidentëve: Ilir Meta mund të negociojë për krizën politike
  • 5 years ago
#rtvora
Ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, mendojnë se për zgjidhjen e krizës poltike në vend për shkak të djegies nga opozita të mandateve, duhet të angazhohet kreu i shtetit. Moisiu dhe Meidani, kërkojnë ndërgjegjësim të klasës politike për reformat zhvilluese dhe integruese të vendit.

Alfred Moisiu: Duhet të ndërhyjnë. Është e drejtë e tij si do të vendosë, por klasa politike duhet të ndërgjegjësohet sepse kështu nuk mund të ecet më përpara.

Rexhep Meidani: Teorikisht po, praktikisht varet sa është zëri i fuqishëm brenda klasës politike.

Edhe pse e quan ekstreme vendimin për të djegur mandatet, Meidani, thotë se tashmë zgjidhjen e krizës poltike në dorë e ka mazhoranca.

Rexhep Meidani: Vendimmarrja kryesore është e asaj që qeveris. Nëse gjykon që mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme vendimmarrjen e merr kjo klasë politike por në gjykimin tim të gjithë opsionet janë në tavolinë.

Deklaratat e ish presidentëve erdhën pas konferencës së lidershipit ballkanik, e cila ne qendër të diskutimeve kishte adresimin e situatës aktuale në vend dhe prezantimi i një vizioni për zhvillim të qëndrueshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/apeli-i-ish-presidenteve-ilir-meta-mund-te-negocioje-krizen-politike
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended