Report TV -Imzot George Frendo thirrje politikës: Uluni në dialog, dëgjoni njëri-tjetrin
  • 4 years ago
Nga Shkodra, Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendo, shprehu sërish qëndrimin e tij për sa i përket situatës politike në Shqipëri, duke i bërë thirrje palëve politike për dialog për të zgjidhur krizën e cila sipas tij sa vjen e po e bën situatën në Shqipëri edhe me tragjike. Sipas Imzot George Frendo kjo gjë ka çuar edhe në largimin e të rinjve nga vendi, si dhe kërkon dënimin e krimeve të ndërmarra gjatë komunizmit.

"Situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë tragjike. Palët politike të ulen sa më shpejt në dialog. Ato duhet të dëgjojnë njëra-tjetrën. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na pëlqeu por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë. Martirët e kanë larë Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci"
Recommended