Report TV - Pashkët/ Meta mesazh edhe politikës: Reflektim për më shumë bashkëpunim
  • 5 years ago
Nga katedralja "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar sërish besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në urimin për besimtarët, kreu i shtetit në mënyrë indirekte kishte një mesazh edhe për politikën për reflektim dhe bashkëpunim për të mirën e përbashkët.

"Sot është ditë e triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi frikën dhe pasigurinë, është një ditë që na bashkon të gjithëve dhe na ndihmon të reflektojmë për më shumë bashkëpunim dhe harmoni për të mirën e përbashkët" tha Meta.

Meta apeloi edhe dje për dialog, kur u shpreh se me besimin në Zot dhe me dialog e vëllazërim, shoqëria jonë mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.
Recommended