Bashkësitë fetare thirrje politikes: Jo arrogancë e urrejtje, më shumë politika sociale
  • 5 years ago
Roli i familjes në shoqëri po vjen duke u zbehur ndaj dhe është detyrë e të gjithë institucioneve, në veçanti e politikës që të investojë më tepër te familja. Në ditën botërore të familjes, përfaqësues të feve të ndryshme në Shqipëri i drejtojnë një apel politikës shqiptare për të rritur vëmendjen te familjet, në mënyrë që të nxjerrin shoqërinë nga problematikat e shumta që kanë.

?Për politikën shqiptare thirrja ime është ta marrin vesh se cfarë roli ka familja në funksionimin e shoqërisë dhe mos të nënvlerësojnë që ky gur themeltar ka për shoqërinë. Vështirësitë e shumta ekonomike po e degjenerojnë familjen shqiptare, dhe politikanët pikë së pari duhet të mendojnë për familjen dhe jo për karrigen. Arroganca, urrejtje, akuzat e ndërsjella brenda familjes sjellin përçarje, e njëjta gjë ndodh në familjen kombëtare nëse e konsiderojmë të tillë formësimin politik, se nëse nuk ka një qëllim të përbashkët do gjenerojë efekte negative që do reflektohen te njerëzit? thanë përfaqësuesit fetarë.

Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt, si dhe njëri prej faktorëve kryesorë të ecurisë normale të një shtetit. Kështu shprehet sociologu Edmond Dragoti i cili ndër të tjera shton se koncepti i familjes në shoqërinë shqiptare ka pësuar ndryshime duke i ulur rëndësinë kësaj të fundit.

?Numri i atyre që lidhen me familje është gjithmonë dhe i paktë sepse brezat e rinj mendojnë për lidhje të natyrave të tjera, jo shumë të qëndrueshme për shumë arsye. Pamundësia për tu përshtatur me situatat e sotme, situata politike, ekonomike, bëjnë që familja të kalojë një kohë krize në ditët e sotme? tha ai. Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin, si dhe për të treguar proceset shoqërore, demografike dhe ekonomike që prekin familjet.
Recommended