RTV Ora - Rritja ekonomike, Guvernatori apel politikës: Duhet bashkëpunim i institucioneve
  • 5 years ago
#rtvora
Në një kohë që rritja ekonomike gjatë 2019 pritet të ngadalësohet në 3.5 %, për të garantuar një ecuri pozitive, guvernatori i BSH, Gent Sejko bëri apel që institucionet të bashkëpunojnë dhe të garantojnë qëndrueshmëri në politikat fiskale.

Gent Sejko: Perspektivat e zhvillimit të vendit mbeten pozitive, por sfidat që kemi përpara nuk mungojnë. Adresimi i tyre kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjithë politikëbërësve dhe agjencive rregullatore në vend. Në veçanti, në opinionin e Bankës së Shqipërisë, garantimi i rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë kërkon ruajtjen e fokusit mbi politika monetare dhe fiskale të orientuara drejt stabilitetit.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë ngriti si problem krizën politike dhe ndikimin e saj në ekonomi.

Arben Ahmetaj: Ka dalë në rrugë, ka krijuar artificialisht një krizë për të penguar atë që i takon qytetarëve shqiptarë prej vitesh. Ekonomia i ka të gjitha risqet në kurriz për tu dëmtuar nga protestat, nga bllokimi i rrugëve.

Ndërkohë deputeti, Ilir Beqaj i kërkoi guvernatorit që të merren masa dhe të ulen kostot e blerjeve online.

Ilir Beqaj: Të merrni në konsideratë që çdo bankë e nivelit të dytë të ofrojë shërbimin e commerce requirements për klientët e tyre.

Gjatë 2018 ekonomia shqiptare pati një rritje mbi 4% si rezultat i prodhimit të lartë të energjisë elektrike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rritja-ekonomike-guvernatori-sejko-kerkon-bashkepunim-te-institucioneve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended