Report Tv - Zyrtari i Bashkisë së Mirditës i thyen celularin qytetarit: Mos filmo
  • 5 years ago
Ka nisur me incidente dëgjesa publike e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku me banorët e zonës së Kurbneshit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e dy HEC-eve të parshikuara të ngriheshin në lumin Urakë.

Në momentin që një banor ishte duke filmuar me një aparat celular kreun e Bashkisë së Mirditës, ka qënë drejtori i rrugëve pranë kësaj bashkie, i cili i ka marë telefonin dhe e ka hedhur në tokë. Mes tyre ka ndërhyrë një vajzë e cila përpiqet t'i ndajë. Më pas pranë personave që ishin duke u konfliktuar ka shkuar edhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Recommended