Report TV - Korkuti: Arti shkëmbor, zbulimet e viteve ‘60 dhe lidhja me piktogramet e Mirditës
  • 5 years ago
Simbole, piktura dhe kode të veçanta të njerëzimit, të gdhendura në shkëmbinj, të zbuluara në mbarë territoret shqiptare; në Lepenicë, Reç, Xibër, Bovillë, në Tren e  deri në Mal të Zi, bëjnë pjesë në rrënjët e qytetërimit. Herë të gdhendura e herë të pikturuara në gurë, ato datojnë rreth 6 mijë vjet më parë. Këto kode kanë udhëtuar në shekuj e janë bërë gjuhë e përbashkët e popujve më të vjetër të Europës e Ballkanit.

Zbulimi më i fundit, u bë dy muaj më parë në Xhuxhë të Fanit të Mirditës. Një masiv i shkëputur shkëmbor me piktograme historike bëri bujë në rrethet arkeologjike dhe në  institucionet e trashëgimisë kulturore.

Objekti arkeologjik u zbulua nga vet banorët e zonës, gjatë punimeve për të hapur një rrugë. Zbulimi i rrallë, pak ditë më vonë, u strehua në Muzeun Historik Kombëtar, duke u konsideruar si një etalon përfaqësues i atyre dhjetëra zbulimeve të kësaj natyre, të cilat janë ngurosur në shkëmbinj e shpella prehistorike.

Arkeologu i njohur, Muzafer Korkuti, autor i librit dygjuhësh shqip-anglisht ?Arti shkëmbor në Shqipëri?, si dhe i veprave ?Parailirët, ilirët, arbërit?, ?Qytetërimi neolitik dhe eneolitik në Shqipëri?, e shuëm të tjera, rrëfen ekskluzivisht për Report TV, sesi interpretohen gjurmët e mbushura plot mistere të artit shkëmbor, të zbuluar në territoret mbarëshqiptare e më gjerë.

Akademiku Myzafer Korkuti thekson se elementet e përbashkëta janë të pranishme edhe në artin shkëmbor të vendeve të tjera.

Me vlerë të veçantë janë ngjashmëritë me artin shkëmbor të në Italinë e Veriut gjatë neolitit, eneolitit, bronzit e hekurit. Sipas arkeologut Korkuti: romakët, helenët dhe ilirët konsiderohen si popujt me qytetërimin më të vjetër dhe pasardhës autoktonë në trojet ku jetojnë edhe sot e kësaj dite.
Recommended