Ora News - Më të kërkuarit e Lezhës, në krye të listës drejtuesi i bandës së Mirditës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar në qarkun e Lezhës. Në krye të listës qëndron Dritan Syziu, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda si drejtues i bandës së Mirditës.

Ngjarja për të cilën u dënua Dritan Syziu ka ndodhur në 28 qershor 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Pacuku. Efektivi u qëllua me armë, pasi shkoi në vendin ku u njoftua për një grabitje të aramtosur, por u përball me breshërinë e autorëve, të cilët pas krimit ikën nga vendi i ngjarjes.

Në listën rendin 31 persona të dënuar për vrasje si dhe 2 persona të dënuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekje.

Tre nga të kërkuarit e Lezhës janë të dënuar me burgime të përjetshme, ndërsa të tjerët kanë marrë dënime nga 15 deri në 30 vjet heqje lirie.

Në listën e të kërkuarve të Lezhës është edhe shtetasi Muharrem Llani, i akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 16.8 vjet burg.

#oranews

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-te-kerkuarit-e-lezhes-ne-krye-te-listes-drejtuesi-i-bandes-se-mirdites

Recommended