Një zjarr i madh përfshin pyllin në Fan të Mirditës, digjen më shumë se 200 ha pisha
  • 4 years ago
Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të fshatit Xhuxhë në pyllin me pisha. Flakët vijojnë të jenë të përmasave të mëdha të favorizuara dhe nga era e fortë. Ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është shumë e vështirë pasi terreni është i thyer.

Sipas zjarrfikësve në bashkinë e Mirditës zjarri është në një lartësi malore dhe në një terren të thyer që e bën shumë të vështirë ndërhyrjen me botet e ujit. Sipas tyre zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 200 ha pyll.

Njoftimi i MSZH Mirditë:

MZSH, bashkia Mirditë, informomacjon i orës 10.00 të datës 15.05.2020, mbi vatëren masive të zjarri në pyllin me pisha në afersi të fshatit Xhuxhë të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë.

Zjarri vazhdon të jetë me permasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha dhe era e fortë e bën situaten më të vështirë. Zjarri është në lartësi malore në terren të thyera, ku ështe shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete.

Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t?i afrohet një kompleksi blegtoral, të cillët janë evakuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagetive.

Në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe nderhyrje nga ajri për momentin është e veshtirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegulles.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mirdite#Zjarr#TopChannel
Recommended