Pyjet e Mirditës janë në flakë/ Era dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen nga ajri dhe toka
  • 3 years ago
Ndodhemi në zonën e Mirditës pikërisht pranë fshatit Katund I vjetër dhe Rrasnik, prej 7 ditësh ka rënë zjarr, zjarr I cili deri më tani ka djegur rreth 15 hektarë pyje.

Siç duket dhe nga pamjet zjarri vijon që të jetë aktiv ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Një zjarr I fuqishëm përfshiu ditë më parë pyjet në zonën e Prullit të Lezhës. Të favorizuara edhe nga era, flakët u përhapën me shpejtësi, duke kaluar në territorin e bashkisë Mirditë. Tashmë prej 7 ditësh zjarrfikësit e Mirditës po luftojnë me flakët të cilat nga era e fortë po përhapen në mënyrë mjaft të shpejtë ndërsa zjarrfikësit me mjete rrethanore po punojnë që të ndalojnë përhapjen e flakëve të cilat nëse vijojnë me këto ritme rrezikojnë zonat e banuara.

Zona që është përfshirë nga flakët është zonë turistike pjesë e 100 fshatrave me një bimësi të dendur me gështenja shekullore dhe dëmi konsiderohet shumë iI madh.

Në qarkun e Lezhës ka aktive disa vatra zjarri ne siç janë në malin e Torovicës, Kakarricit dhe në zonën e ?Rana e Hedhun? ku nga strukturat është kërkuar që të ndërhyhet nga ajri pasi ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zjarr#Mirdite#TopChannel
Recommended