Vritet ne Tirane 62-vjecari

  • 5 years ago
Haxhi Baçinozi është vrarë me 3 plumba pistolete në kohën kur kodrat e liqenit kanë qenë të mbipopullura. Atentatorët pasi kryen vrasjen janë larguar me shpejtësi. Policia thotë se i ka identifikuar dhe tashmë i ka shpallur në kërkim.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:15 minuta teksa viktima kishte dalë për vrap së bashku me djalin. Mësohet se mbi 62-vjçarin ka qëlluar njëri prej tyre, ndërsa tjetri e ka ndihmuar të arratisen me motor drejt zonës së Saukut.

I biri 20-vjeçar ka mundur të dallojë njërin prej autorëve të cilët mbanin kapele duke ndihmuar kështu policinë për identifikimin.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e hasmërisë. Viktima Haxhi Baçinozi dhe autorët e dyshuar janë nga qyteti i Fierit. Policia po verifikon nëse kanë pasur konflikte në të kaluarën.

Mësohet se 62-vjeçari ka qenë i dënuar 2 herë gjatë kohës së komunizmit për agjitacion e propagandë dhe nxitje të terrorit në bashkëpunim.

Tv Klan

Recommended