Atentati në Tiranë, kush ishte 62 vjeçari që u ekzekutua - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një 62 vjeçar është  ekzekutuar në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa ishte duke shëtitur me djalin e tij.Viktima është identifikuar si Haxhi Baçinozi i cili është qëlluar pasditen e kësaj të shtune disa here me pistoletë nga një person që i kishte zënë prite.62 vjeçari u transportua menjëher në spital, por nuk mundi ti mbijetoje plagve të marra duke ndërruar jete disa minuta me vone.Autori i vrasjes tashmë i identifikuar dhe shpallur në kërkim  nga policia dyshohet se është ndihmuar nga një person tjetër për tu larguar nga vendngjarja me një motorr në drejtim të zonës së Saukut.Një grup i posaçëm hetimor nisi menjëherë hetimet për ngjarjen, ku pista kryesore mbetet një konflikt i hershëm. Po ashtu në pyetje është marrë edhe djali i 62 vjecarit i cili ishte dëshmitar okular i ngjarjes.Haxhi Baçinozi me origjine nga Fieri rezulton ish i perndjekur politik i dënuar 2 herë në kohen e komunizmit për agjetacion propagande.Autori vrasjes mendohet se ka studiuar me pare levizjet e viktimes ndersa ngjarja shkaktoi panik tek qytetaret per shkak te frekuentimit te shumte te kodrave te liqenit artificial ne nje dite fundiave si kjo e shtune.
Recommended