Report Tv - 62-vjeçari vritet tek Liqeni i Tiranës, po shëtiste me djalin e tij

  • 5 years ago
Një vrasje ndodhi në Tiranë, një një 62-vjeçar u qëllua me armë zjarri nga një person i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Haxhi Baçinozi ishte duke shëtitur pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, së bashku me djalin e tij, kur u qëllua me armë nga një person i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.

62-vjeçari mësohet se ishte nën shoqërinë e djalit të tij.

Ka mbetur i plagosur fillimisht nga plumbat e armës, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por nga bluzat e bardha u njoftua se burri ndërroi jetë në sallën e operacionit pasi nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra nga 5 të shtëna me armë.

Recommended