Vritet me arme zjarri 71-vjecari ne Fushe-Preze | Lajme-News

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. Abdulla Budlla, i moshës 71-vjeçare, banues në fshatin Ahmetaq, Njësia administrative Prezë, është gjetur i vrarë në anë të rrugës jashtë makinës së tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe 71-vjeçari është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas-Fushë-Krujë, Rinas-Vorë-Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended