Vrasja e 71-vjeçarit taksist në Fushë- Prezë, identifikohet autori! Disa të shoqëruar
  • 3 years ago
TIRANË- Dy ditë pas vrasjes misterioze të taksistit, Abdulla Budlla, Report Tv mëson se është identifikuar autori. Gazetari i Report TV, Merin Maçi raporton se operacioni është ende në vijimësi, ku uniformat vijojnë kontrolle të shumta për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Për këtë, janë shoqëruar në polici disa persona të dyshuar.

Arrestimi i autorit do të shërbejë për të zbardhur edhe motivet e kësaj ngjarjeje misterioze, nisur nga fakti që 71-vjeçari nuk kishte precedent penal të mëparshëm dhe njihej nga fqinjët si një njeri i qetë dhe shembullor. Ai është qëlluar me 7 plumba, duke e lënë të vdekur në vend, teksa autorët janë kujdesur që të mos lënë asnjë gjurmë duke mbledhur edhe gëzhojat. Trupi i tij u gjet në Fushë- Prezë, i vendosur sipër një fuçie.
Recommended