Ora News - Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i arrestuar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autori i dyshuar i vrasjes së 18 vjeçarit shqiptar pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimën.

I arrestuari sipas mediave greke, ështt një grek 18 vjeçar, shoku i viktimës, i cili në deklaratat e para të tij, se nuk kishte qëllim për ta vrarë.

Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

Ndoshta një nga arsyet e përleshjes midis tyre mund të ketë qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal, shkruan "Protothema"

Sidoqoftë, i riu i pafat nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë. Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/detaje-te-reja-nga-vrasja-e-18-vjecarit-shqiptar-ne-greqi-flet-autori-i-arrestuar

Recommended