Ora News - Vrasja e taksistit, hetohet sherri me kushërinjtë, disa të shoqëruar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy ditë pas vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, policia tha se ka një pistë ku po heton për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se shkak për ekzekutimin kanë qenë konfliktet që ai ka pasur prej kohësh me kushërinjtë që jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë. Nga ana tjetër familjarët kanë mohuar në polici që ai të ketë pasur konflikte.

Policia dyshon se taksisti 71-vjeçar, Abdulla Bullda, mund të jetë vrarë tri ditë më parë për shkak të konflikteve që ka pasur vitet e fundit me kushërinjtë që jetojnë në Fushë Prezë.

Familjarët e viktimës janë shprehur se ata vetë, por edhe viktima, nuk kanë konflikte me njeri, megjithatë policia thotë se ka siguruar në rrugë operative të dhëna se familja Budlla ka patur prej disa kohësh probleme me disa kushërinj të cilët jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë.

Ndonëse pa e përcaktuar konfliktin, policia tha se në këtë drejtim janë fokusuar dhe hetimet për identifikimin e dy autorëve që kryen atentatin mafioz.

Njëkohësisht me verifikimet për identifikimin e autorëve, kërkimet po vijojnë dhe për gjetjen e automjetit tip ?Audi? ngjyrë blutë të errët me portobagazh, ku gjurmët e fundit të tij janë parë në drejtim të Fushë-Krujës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hetimet-e-vrasjes-se-taksistit-71-vjecar-ne-fushe-peze-dyshohet-pas-konfliktit-me-kusherinjte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended