Ora News - Vrasja në Bllok, Ervin Mata do hetohet i lirë

  • 5 years ago
#oranews

Dy ditë pasi është vetëdorëzuar në polici, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar masën e sigurisë për Ervin Matën, të dashurin e këngëtares Elvana Gjata. Prokuroria kërkoi 'arrest me burg' për 31-vjeçarin ndërsa gjykata vendosi masën 'detyrim paraqitje'. Tashmë në kërkim për ngjarjen ka mbetur vetem ish-komandoja Marviol Bilo.

Nuk ka zgjatur me shumë se 48 orë arresti për Evin Matën, të dashurin e këngëtares Elvana Gjata.

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 31-vjeçarin, i cili u dorëzua të premten në polici, pasi ishte në kërkim që prej 4 tetorit 2018 për vrasjen e ndodhur në lokalin ?Monopol? në ish-Bllok.

Menjëherë pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia si një nga personat e përfshirë në debatin që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Vetë Mata nuk kishte pranuar të paraqitej në seancë, duke ia lënë mbrojtjen avokatëve të tij.

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi kërkoi masën 'arrest më burg ', me argumentin se nga pamjet filmike duket se Ervin Mata ka shtyrë në konflikt Mervjol Bilon.

Sipas Prokurorisë autori nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabiol Gaxha, dhe të gjitha veprimet e Bilos kanë qenë të ndikuara nga Mata.

Avokati i Ervin Matës është shprehur se klienti i tij ishte viktimë në ngjarje dhe nuk shkoi të konfliktohej me palën tjetër.

Ai kërkoi që ndaj tij të mos vendosej asnjë masë sigurie.

Tashmë i vetmi që ka mbetur në kërkim është ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili akuzohet se ekzekutoi Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Ndërsa i arrestuar për ngjarjen është vetëm Ervis Martinaj pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-ervin-mata-do-hetohet-i-lire

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended