Report TV -Rrëfimi i të penduarit në Durrës hap dosjet e pazbardhura në Elbasan, disa të shoqëruar

  • 4 years ago
Grupi i qitësve, që akuzohet për dy atentate në Durrës me 4 viktima është duke u verifikuar me imtësi për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë Klevis Alla, tashmë i ka hapur punë oficerëve të policisë dhe prokurorisë, pasi prej një jave kanë hapur disa ngjarje të pazbardhura, në katër qarqe. Duke u bazuar edhe në rrëfimin e 22-vjeçarit, është kuptuar se grupi, ku Alla bënte pjesë së bashku me të arrestuarin tjetër Altin Ndoci, ishin pjesë e një skuadre qitësish me pagesë, ku herë pas herë kryenin dhe grabitje.

Recommended