Ora News - Massafra për krizën: Lusim Zotin t'i ndryshojë mendjen politikanëve

  • 5 years ago
#oranews
Arqipeshvi i Shkodrës, Imzot Massafra, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Dy ditë para zhvillimit të protestës së opozitës, ai kërkon arritjen e konsensusit me qëllim zhvillimin e vendit.

Dy ditë para protestës së thirrur nga opozita më 16 mars dhe në një kohë kur kriza vijon të thellohet, Arqipeshvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot, Angelo Massafra, i është drejtuar me një tjetër mesazh politikës shqiptare.

Kriza që po kalon vendi po ndiqet hap pas hapi nga klerikët, të cilët urojnë për zgjidhje të shpejtë, me ndihmën edhe të ndërkombëtareve.

?Kemi shumë nevoje në këtë kohë që të rifitojmë gëzimin, e të galdojmë pasi problemet janë të mëdha. Lusim Zotin tu ndryshojë mendjen atyre që kanë në dorë çeshtjet e shoqërisë, civile e politike, duke qenë të ndihmuar nga ndërkombëtarët, të arrijnë në një konsensus për të zgjidhur problemet që kemi sot si shoqëri?.

Imzot Massafra e bëri këtë koment gjatë takimit të organizuar mbi katekezat krezhmore me besimtarët, ku i pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Tiranë imzot Charles Brown, ipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi imzot Rrok Gjonlleshaj, kryetarja e Komitetit Shtetror të Kulteve Loreta Aliko, si dhe qytetarë të Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/massafra-krizen-lusim-zotin-ti-ndryshoje-mendjen-politikaneve

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended