Ora News - "Tërmeti na zgjoi nga gjumi", Massafra mesazh politikanëve: Mos u ikni problemeve

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ka zgjedhur ditët e para të vitit të ri 2020, që të përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët, e veçanërisht politikën që ka në dorë vendimarrjen. Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra kërkon që askush të mos lajë duart përballë problemeve që kalon vendi, por secili të japë kontributin e vet për ringritjen.

Angelo Massafra: Askush nuk ka të drejtë të bëjë si pilati, të lajë duart para vështirësive dhe problemeve, askush.

Ndoshta vendi kishte nevojë për një goditje, por jo të këtyre përmasave thotë imzot Massafra, që të na zgjonte nga gjumi ku kishin rënë.

Angelo Massafra: Ndoshta kishim nevojë për një goditje, por jo në këtë mënyrë, për të na zgjuar se ndoshta kemi qenë pak në gjumë.

Në këtë ditë të tretë të vitit të ri arqipeshkëvi i Shkodres kremtoi meshen e shenjtë për të sëmurët e qendrës "Nënë Tereza", nga ku tha se të gjithë është e mundur të bëjmë të mirën e të ndërtojmë shpresen.

Duke huazuar fjalët e Papa Françeskut, ai kërkoi që shteti të bëjë më shumë veçanërisht për shtresat në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/termeti-na-zgjoi-nga-gjumi-massafra-mesazh-politikaneve-mos-u-ikni-problemeve

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended