Ora News - Massafra: Politika të tregojë vullnet për kthimin e pronave

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

"Siç na u sekuestruan nga shteti, ashtu edhe duhet të na kthehen me një vullnet të gjerë politik". Kështu shprehet arqipeshkëvi i Shkoder ? Pult, imzot Angelo Massafra, i pyetur mbi problematiken ende të pazgjidhur të pronave të komuniteteve fetare.

Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Dioqezit Shkodër-Pult: Mungon vullneti politik për të zgjidhur problemet. Si kanë marrë vendimet për të na sekuestruar gjithçka ashtu edhe duhet të na kthehen.

Kërkon angazhim më të madh nga klasa politike, për t?i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në Ballkan dhe Europë. Vendimmarrësve u bën apel për reflektim, sepse janë shpenzuar mjaft energji të kota.

Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Dioqezit Shkodër-Pult: Të vënë dorën mbi zemër, për të gjitha ata që banojnë këtu në Shqipëri. Një pjesë e shqiptarëve janë të dekurajuar.

Duke i bërë një retrospektivë 28 viteve të tij në Shqipëri kur për herë të parë erdhi në tokën mëmë në 1 dhjetorin e 1991, imzot Massafra pranon se vendi ka bërë shumë përparime, por nuk duhet mjaftuar me kaq.

Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Dioqezit Shkodër-Pult: Kemi bërë hapa të mëdha në shoqëri, por duhet të ishte bërë më shumë.

Arqipeshkvi i Dioqezes Shkodër-Pult kremtoi 23 vjetorin e shugurimit të tij si ipeshkëv në Shqipëri nga Papa Gjon Pali i dytë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/massafra-politika-te-tregoje-vullnet-kthimin-e-pronave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended