Ora News - Jaka: Politika në 20 vite pengesë për bizneset, edhe Rama në opozitë fliste për oligarkët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, thotë politika është bërë pengesë për biznesin në të gjitha rastet, duke shtuar se njësoj si opozita e sotme edhe ajo e djeshme fliste kundër oligarkëve duke mos dhënë asnjëra palë prova se është ndryshe.

Jaka: Sistemi ka bërë ndryshime të mëdha në Shqipëri, jo klasa politike. Pra ndryshimi i sistemit në vitit 1990. Mjafton të jetë iniciativa e lirë e një sipërmarrësi apo përtofoli financiar. Problematikat që i dalin kësaj sipërmarrje, klasa politike nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka penguar në të gjitha llojet e mundësive.

Nga '92 deri në 2002, qasja ndaj sipërmarrjes trajtohej si një sipërmarrje që paguan një taksë fikse. Vazhdojmë edhe sot të kemi mungesën e një plani menaxhimi territorial se kush janë sektorët që potencojnë, sepse nëse kemi sektorë të potencojnë, përtofoli financiar i brendshëm dhe i jashtëm është i pakufishëm. Në çdo takim më thuhet sa kohë më duhet mua për të kthyer paratë e investimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jaka-politika-ne-20-vite-pengese-bizneset-edhe-rama-ne-opozite-fliste-oligarket

Recommended