Ora News - KE miraton rezolutën për kompensimin e pronave në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.

Sipas Ministrisë tonë të Drejtësisë, në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.

Komiteti i Ministrave vendosi të miratojë rezolutën për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e çështjeve që lidhen me kompensimin e pronave, duke përfshirë këtu dhe planin e masave të vendimit pilot të Manushaqe Putos e të tjerë.

Në këndvështrimin e Komitetit të Ministrave, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas vendimit pilot të Manushaqe Putos, për ngritjen e mekanizmit efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist.

Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje, Komiteti i Ministrave ka vendosur se, Shqipëria i ka dhënë fund mungesës së gjatë të një mekanizmi efektiv si dhe është vlerësuar mbështetja politike, financiare dhe teknike që është dhënë nga qeveria shqiptare që nga viti 2014 e në vazhdim.

"Në këtë rezolutë, dukshëm janë vlerësuar rezultatet sinjifikative si në trajtimin e kërkesave të vlerësuara me vendim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, numrit të vendimeve të zbatuara të kësaj agjencie si dhe vendosjen në dispozicion të burimeve financiare tejet të konsiderueshme nga Qeveria Shqiptare, për të mbuluar të gjitha pagesat e pronarëve për kompensim", thuhet në njoftim.

Sipas deklaratës, në "këtë mënyrë zgjidhim përfundimisht pas 25 vjetësh, problemin e madh të kompensimit të pronave, duke patur një formulë kompensimi për pronarët dhe një mekanizëm ligjor efektiv që lejon që pronarët të dëmshpërblehen, mekanizëm të pranuar dhe të certifikuar tashmë dhe me këtë vendim të Komitetit të Ministrave".

Kompensimi i pronarëve tashmëështë i garantuar dhe sipas përcaktimeve ligjore do të realizohet brenda afatit ligjor 10 vjeçar.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ke-miraton-rezoluten-kompensimin-e-pronave-ne-shqiperi

Recommended