Ora News siguron pr/ rezolutën e PS: Dekreti për Xhaferllarin nul, askush të mos e zbatojë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Pa kaluar 24 orë nga seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Kuvendi për të votuar dekretin e presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste ka hartuar një projekt rezolutë të cilën e siguroi Ora News.

Ne pr/rezolute Partia Socialiste e quan nul dekretin e presidentit për emërimin e Xhaferllarit dhe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji të mos zbatojnë Dekretin e Presidentit.

Në dokumentin 5 faqesh të siguruar nga Ora News, shkruhet se ?dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë. ?

?Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundraligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Pretendimet e Presidentit në letrën e datës 05.11.2019 drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me radhën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues nga Presidenti e Kuvendi, janë në kundërshtim me Kushtetutën pasi radha nuk është kohë dhe në kushtet kur plotësohen disa vakanca njëherësh, secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencën e vet kushtetuese,pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha e ushtrimit të kësaj kompetence prej secilit organ, duke emëruar/zgjedhur gjyqtarin/gjyqtarët kushtetues në mënyrë të pavarur nga vendimmarrja e organit tjetër.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/neser-ne-parlament-diskutime-fillimin-e-funksionimit-te-kushtetueses

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended