Kongresi miraton rezoluten per vellezerit Bytyci

  • 5 years ago
Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë, në të cilën i kërkohet Serbisë të verë para drejtësisë, vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi pas luftës së Kosovës në vitin 1999.
Rezoluta e hartuar nga anëtari republikan i dhomës së përfaqësuesve, Li Zeldin, u miratua në seancën e të martës, duke marrë mbështetje unanime nga përfaqësuesit e Dhomës së Ulët të Kongresit.
Në rezolutë i bëhet thirrje Beogradit të dënojë vrasësit e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi. Ata u vranë më 9 Korrik 1999 nga policët serbë, pas arrestimit pranë kufirit me Serbinë, ku shoqëronin me automjet fqinjin e tyre nga komuniteti rom në Prizren, i cili u kishte kërkuar ta shoqëronin deri në kufi pasi donte të bashkohej me familjarët në Serbi. Gjykatat serbe nuk arritët të ngrinin akuza penale ndaj dy ish-policëve serbë, me pretekstin e mungesës së provave inkriminuese, ndaj dhe akuzat ndaj tyre ranë në vitin 2013.
Përmes një komunikimi telefonik për televizionin Klan, Ilir Bytyçi, vëllai i 3 dëshmorëve u shpreh i kënaqur për miratimin e rezolutës.
Rezoluta u përshëndet nga Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, por edhe nga ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Recommended