Ora News - Basha ultimatum Ruçit: Publiko pr/ligjin për vettingun e politikanëve. S'ka negociata

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Durrësi, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Basha: Si një shenje tjetër e mosfunksionimit, e kthimit të tij në një çerdhe të kriminelëve të lidhur me pushteti. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online pr.ligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës.

Basha i bëri thirrje Ruçit që të publikoje pr/ligjin dhe ti përgjigjen shqiptarëve pse nuk duan vettingun për politikanët.

Basha: Ne emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: Mos u sill si pronar kuplaraje, por sillu minimalisht, respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët dhe ta shohin të gjithë shqiptarët. Të hidhen poshtë të gjitha mahtrimit që keni tre ditë që i hidhni se nuk dini si ti përgjigjeni shqiptarëve, pse keni bërë ligj për vettingun e policëve dhe nuk pranon vetting për politikanët.

"Nuk ka dhe nuk do të ketë negciata me Ramën dhe bandën e tij përsakohë institucionet janë të pushtuar nga krimi", tha kreu i demokratëve.

Ligji për ish-të përndjekurit, Basha: Do ta zhbëjmë që ditën e dytë në qeveri

Ndërkohë që ulen taskat për bizneset e Fatmir Xhafës dhe ortakëve të tij, anëtarëve të bandës së Agron Xhafës të dënuar në Itali për trafik droge hiqet dëmshpërblimi për të përndjekurit politik, ulet dyshemeja dhe vihen tavane, sepse partia që i persekutoi për 50 vite është shndërruar në një tjetër skalion, jo më krimi idologjik, por krimit të organizuar dhe korrupsioni, sepse këto para i duhen për PPP, për vjedhje me ligj. Dua tju them sot të përndjekurve politike, ajo që ndodh sot në Kuvend është moralisht një barbari e dytë mbi ju dhe familjet tuaja, jo thjesht dhe vetëm aspekti financiar, por futja e duarve të rilindjes, tregon se nuk ka asnjë sens pengese ndaj vrasjeve dhe burgosjevetë prindërve dhe gjyshërve tuaj. Akti i parë në ditën e dytë të mazhorancës së re do të jetë anulimi i këtij ligji, i këtyre amendimeve kriminale që sot pasardhësit e Enver Hoxhës po kalojnë në folenë e krimit të drejtuar nga kriminelët e vjetër dhe të rinj. Ne do ta zhbëjmë ketë dhe ju kërkojmë të bashkoheni në aksionin politik sepse kështu do t'i shërbeni dinjitetit tuaj dhe të gjithë shqiptarëve.

Basha paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse të lidhjes së qeverisë me bandat

Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë poshtë dekretin e presidentit që kthen pas një nga aktet më korruptive të Edi Ramës, ligjin fiskal për lojërat e fatit. 23% paguajnë bizneset e ndershme nga taska progresive, frymëmarrëse dhe i detyron të mbyllin dyert 45 biznese në ditë. Por për lojërat e fatit taksa e ulët 15%. Ju kujtohet si erdhën me tam tame të mëdha dhe thanë do të mbyllim lojërat e fatit. Shikni shifrat, kanë shkuar nga 928 në 4200 pika për lojëra fati. Pse?! Përgjigjia është e...

Recommended