Ora News - Bardhi: Sulmi i Markut ndaj prokurorëve për të prishur dosjet e bashkëpunëtorëve të Ramës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike e konsideron si sulm nga Arta Marku atë të procedimit disiplinor të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Sipas këshilltarit ligjor, Gazment Bardhi, ky është skenar i Edi Ramës për të prishur dosjet nën hetim të bashkëpunëtorëve të afërt të tij.

Sipas Bardhit, dokumenti provon se shpërbërja dhe ndëshkimi i grupit hetimor për Saimir Tahirin erdhi pas urdhrit për sekuestrimin e 31 pasurive të Habilajve.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokurorja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia.

Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar.

Sulmi ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria.

Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin.

Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal ?Habilaj?, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.

Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë.

Arta Marku është e vetëdijshme se pse është në atë pozicion në mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe të imponuar nga Edi Rama: Që t?i mbyllë gojën asaj pjese të drejtësisë që nuk ka frikë të luftojë krimin e organizuar të lidhur me pushtetin dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bardhi-sulmi-i-arta-markut-ndaj-prokuroreve-te-prishur-dosjet-e-bashkepunetoreve-te-rames
Recommended