Ora News - Ish-i përndjekuri, Ramës: Të hapen dosjet, mos të na bëjnë moral!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politikë është një detyrim moral dhe jo një çështje interesi apo votash. Kështu u shpreh kreu i qeverisë gjatë një bisede që zhvilloi me familjarët e Lutfi Kelmendit, ish i dënuar në kohën e diktaturës. Teksa ndau me Kryeministrin kalvarin e vuatjeve, Kelmendi kërkoi të hapen dosjet, që ata që shkaktuan vuajtjet, sipas tij, sot të mos bejnë moral.
Kryeministri, Edi Rama, gjatë një vizitë që zhvilloi në shtëpinë e Lutfi Kelmendit në Fushë Krujë, tha se dëshpërblimi ndaj ish-të përndjekurve për qeverinë është një çështje morale.
Rama: ?Një nga mekatet e medha të PD dhe Saliut ishte që nuk u mor kurrë seriozisht me këtë çështje dhe sot jemi 27 vjet pas daljes nga burgjet të atyre që u përndoqën dhe akoma dikutojmë këstet e gjalla. Për ne ishte e domosdoshme të vinim pikën në këtë history. Kush ka dalë nga burgu politik dhe është i gjallë të marrë dëmshpërblimin e plotë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-i-perndjekuri-rames-te-hapen-dosjet-mos-te-na-bejne-moral/

Recommended