PD i përgjigjet Ramës, Gazment Bardhi: Gënjen, kryeministri kërkon të zhdukë koalicionet

  • 4 years ago
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për ndryshimet Kushtetuese të Reformës Zgjedhore.?Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet. Kreu i qeverisë tha më herët se hapja e listave nuk cenon koalicionet, por për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi kjo është gënjeshtër, pasi në vetëvete Rama ka për qëllim të ndalojë koalicionet parazgjedhore, pasi i druhet humbjes në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

?Me ndryshimet Kushtetuese Rama zhduk termin koalicion. Rama gënjeu kur tha se nuk preken koalicionet nga listat e hapura. Kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë, shkel marrëveshjen e 5 qershorit?, u shpreh Bardhi.

Recommended